Bebe Rexha befasohet live nga prindërit dhe kunata në emisionin e

0%

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është surprizuar live nga familjarët e saj gjatë një interviste në emisionin e njohur amerikan “Today”, ku ishte e ftuar për të performuar në kuadër të serisë së koncerteve Citi Concert Series. Artistja 36-vjeçare performoi në Manhattan të New Yorkut, duke interpretuar disa prej këngëve të saj para publikut.

Gjatë paraqitjes në program, Rexha foli edhe për albumin e saj më të fundit, “Dirty Blonde”, i cili u publikua në qershor. Por intervista mori një kthesë emocionuese kur prezantuesi vendosi ta surprizojë këngëtaren me një lidhje të drejtpërdrejtë me familjarët e saj.

Në ekran u shfaqën babai i saj, Flamur Rexha, nëna Bukurije Rexha dhe kunata Dorina, të cilët po e ndiqnin intervistën e saj. Prezantuesi e surprizoi këngëtaren duke i thënë: “Një përshëndetje për dy prindërit e tu dhe kunatën tënde”, para se kamera të kalonte te familjarët e saj. E emocionuar nga surpriza, Bebe iu drejtua atyre me shumë dashuri. “Ju dukeni kaq bukur, kaq të mrekullueshëm!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Babai im ka qenë duke qarë gjatë gjithë kohës”, tha ajo mes emocioneve. Rexha foli më pas për lidhjen e saj me New Yorkun, qytetin ku është rritur dhe ku nisi rrugëtimin e saj drejt muzikës. “E dini, të jesh nga New Yorku… Gjithmonë kam menduar: ‘Dua të performoj para një publiku të madh’. Është e mrekullueshme dhe emocionuese. Ndihem shkëlqyeshëm”, u shpreh artistja shqiptare.

Paraqitja në “Today” vjen në një periudhë të rëndësishme për Bebe Rexhën, e cila këtë vit ka nisur një kapitull të ri artistik me albumin “Dirty Blonde”. Me këtë projekt, artistja po e ndërton karrierën e saj në mënyrë të pavarur, duke vazhduar të sjellë muzikën e saj në skenat më të mëdha ndërkombëtare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com