Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua ditë më parë në Malishevë

0%

Ka vdekur personi që ishte përfshirë në një vetaksident trafiku ditë më parë në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar për median drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Sipas tij, viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pas aksidentit, ku vetura ishte përplasur me një shtyllë betoni.

Graishta ka bërë të ditur se, pavarësisht trajtimit mjekësor, personi ka humbur jetën sot.

Burimi: Bota Sot