UEFA po shqyrton mundësinë e nisjes së procedurave penale ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës.
Sipas dokumenteve të paraqitura në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, UEFA është duke mbledhur prova për të vlerësuar nëse veprimet e Infantinos mund të përbëjnë keqmenaxhim kriminal sipas legjislacionit zviceran.
Në qendër të çështjes është plani i njohur si “FIFA Forward Enterprise”, i cili parashihte shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të turneut më të madh të futbollit. Megjithatë, projekti është tërhequr pas kundërshtimeve të shumta që kishte nxitur. Këto zhvillime e kanë shtuar presionin ndaj Infantinos, i cili synon ta fitojë mandatin e katërt në krye të FIFA-s në vitin 2027.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
