Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Dortmund të Gjermanisë, ku një fëmijë rreth një vjeç e gjysmë ka rënë nga dritarja e katit të parë të një ndërtese banimi. Ngjarja ndodhi rreth orës në rrugën “Mallinckrodtstrasse”. Sipas autoriteteve, dyshohet se fëmija kishte dalë në pragun e dritares dhe kishte çarë rrjetën mbrojtëse kundër insekteve, para se të binte në trotuar.
Pasi e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, nëna u hodh nga dritarja pas fëmijës në përpjekje për ta shpëtuar. Të dy u dërguan në spital për trajtim. Fëmija pësoi lëndime të rënda, por sipas Policisë nuk është në rrezik për jetën, ndërsa nëna mori lëndime të lehta.
Policia po e trajton rastin si aksident dhe ka nisur hetimet për të sqaruar se si fëmija kishte arritur të ngjitej në dritare pa u vënë re. Pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes u mblodhën familjarë të shumtë, ndërsa rruga përpara ndërtesës u mbyll përkohësisht nga Policia. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
