“Pesë stinët e fëmijërisë sime” në garë për çmimin e Festivalit të

0%

Filmi i shkurtër dokumentar, “Pesë stinët e fëmijërisë time”, shfaqet sonte prej orës në Festivalin e Filmit të Shkurtër të Oslos, prej nga regjisori dhe skenaristi i filmit, Besim Ugzmajli, shpreson se do të kthehet me çmim.

“Pesë stinët e fëmijërisë sime” është dokumentar i realizuar me teknikë hibride, ku ndërthuren xhirimet reale me animacionin, derisa vetë Ugzmajli i animuar rrëfen çastet më të lumtura e më të hidhura të jetës së tij të vërtetë në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpinë e objektin e shkollës fillore. Asnjëherë nuk shfaqet vetë fizikisht. Dhe asgjë nuk duket si më parë.

Pyje të shpyllëzuara, lumenj të tharë e të degraduar dhe objekti i shkollës së tij fillore të “dashurisë së tij të parë” digjet shkaku i mungesës së dorës së shtetit. “Një udhëtim përgjatë kujtimeve të fëmijërisë që rrëfen me nostalgji plot me dhimbje e dashuri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më asgjë nuk është siç ishte në fëmijëri; vetëm kujtimet shtegtojnë lirshëm dhe përndritin në retrospektivë”, , derisa paralajmërohet filmi që shfaqet sonte. “Mjedisi dhe gjithçka e asaj kohe është shkatërruar dhe ndryshuar dhunshëm. Stinët janë rrënjosur në rrënojat e kohërave të turbullta”, është përmbledhja që faqja e festivalit e bën për shikuesit e filmit të Uzgmajlit.

“Besoj që do të ketë publik, Ambasada e Kosovës në Oslo ka mbështetur shfaqjen e filmit sonte këtu dhe akomodimin tim. Njëkohësisht, edhe e ka ftuar diasporën që sot do jenë në shfaqje te filmit”, ka thënë Ugzmajli për Kallxo.com. “Pesë stinët e fëmijërisë sime’, me regji të Besim Uzgmajlit, do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit të Shkurtër të Oslos në Sentralen më 26-27 gusht”, .

“Duke kombinuar dokumentarin dhe animacionin, filmi i shndërron kujtimet e fëmijërisë në një udhëtim vizual thellësisht personal”. Filmi i vitit 2004 e ka pasur premierën në Festivalin e Filmit të Tamperes, “një prej festivaleve më prestigjioze në botë për filmin e shkurtër, i akredituar nga FIAPF”, ka thënë Uzgmajli nga Osloja nëpërmjet një komunikimi virtual.

Filmi më pas do të vazhdonte rrugëtimin në festivale të njohura ndërkombëtare, disa prej tyre kualifikuese për çmimet Oscar, si: festivalet ndërkombëtare të filmit, RiverRun, Golden Ger, ai i Tiranës, FILMETS Badalona, të Buffalos, dhe në Festivalin e Filmave të Shkurtër të Bejrutit.

“Filmi u shpall Filmi më i Mirë Eksperimental në Centre Film Festival, në SHBA, si dhe Dokumentari më i Mirë në West Nordic International Film Festival”, ka thënë Ugzmajli. “Sonte, ‘Pesë stinët e fëmijërisë sime’ shfaqet në Oslo Short Film Festival, një prej festivaleve më premtuese që mban emrin e kryeqytetit norvegjez”, ka thënë për Kallxo.com, Ugzmajli, njëherësh producent i filmit.

I dedikuar për të fuqizuar krijimtarinë e filmave të shkurtër të pavarur, Festivali i Filmit të Shkurtër në Oslo hapi dyert për herë të parë në vitin 2019, duke tërhequr një audiencë vendase e ndërkombëtare, thuhet në faqen zyrtare të festivalit . “Vizioni ynë është të nxjerrim në pah rëndësinë e filmave të shkurtër dhe të sjellim në plan të parë regjisorët e rinj”, shtohet po aty.

Burimi: Kallxo