Njësitet rajonale të trafikut rrugor në Prizren i kanë ndaluar dy automjete që po zhvillonin gara shpejtësie në mënyrë të kundërligjshme dhe ka ndërmarrë masa ndaj kundërvajtësve. Policia bën të ditur se dy personave që po bënin garë u ka shqiptuar gjoba nga 400 euro si dhe ua ka konfiskuar patentë-shoferët për 10 muaj.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot më rreth orës Policia njofton se ndalesa është zhvilluar në kuadër të angazhimeve në terren për parandalimin e aksidenteve të trafikut, garave të kundërligjshme dhe kundërvajtjeve të tjera në komunikacion.
Me këtë rast, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve.
