Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, do të zhvillojnë një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut. Vizita do të mbahet më 28 gusht, në orën , në prag të 30 gushtit Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.
Sipas njoftimit të përbashkët, aktiviteti organizohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen ndaj familjeve të personave të zhdukur. Institucionet kanë theksuar se familjet, për më shumë se dy dekada, vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.
Vizita synon gjithashtu të theksojë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe partneritetin me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur. Aktiviteti do të zhvillohet në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, në Komunën e Zubin Potokut, më 28 gusht në orën .
