Shpërndaje në: Kampionia e tri edicioneve të fundit në Shqipëri, Egnatia, është eliminuar nga plejofi i Ligës së Evropës dhe do të luajë në Ligën e Konferencës. Egnatia humbi 2:1 në udhëtim te Lillestromi norvegjez në ndeshjen kthyese. Ndeshja e parë në Rrogozhinë u mbyll 0:0. Ballafaqimi i së enjtes u mbyll në vazhdime.
Për Egnatian shënoi Eljon Sota në minutën e 32-të, ndërsa vendësit golin e barazimit e shënuan në minutën e 82-të. Sander Foss shënoi për 1:1 me asistim të Ylldren Ibrahimajt. Golin e fitores 2:1 e shënoi Thomas Olsen, në minutën e 94-t.
