Shpërndaje në: Drita është eliminuar nga Liga e Konferencës dhe nuk ka arritur ta përsëritë suksesin e edicionit të kaluar. Drita u mposht në penallti nga Inter D’Escaldes të enjten mbrëma, në duelin kthyes të plejofit. Skuadra nga Andorra fitoi 4:2 pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras, 0:0. Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 2:2.
Kristal Abazaj dhe Igball Jashari i humbën dy penalltitë e fundit. Shënuan Besnik Krasniqi dhe Raddy Ovouka por kjo nuk mjaftoi. Te vendësit, të saktë nga 11 metra ishin Lamine Diaby, Juan Camara, Maurizio Pochettino dhe Faysal Chouaib. Penalltinë e Borja Arellanos e priti Faton Maloku.
Maloku kishte bërë edhe disa pritje tjera të mira gjatë ndeshjes, duke e mbajtur portën e paprekur gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve nga 15 minuta. Drita pati paraqitje të mirë në edicionin e kaluar në Evropë dhe madje kaloi edhe në plejofin e fazës nokaut.
Edhe Futboll 20 gus 2026 Vetëm barazim për Dritën, kualifikimi vendoset në Andorrë Me tetë pikë ishte renditur e teta, ndërsa më pas ishte eliminuar nga Celje sllovene. Kampionia e Kosovës tani e kthen vëmendjen në Superligë, ku synon mbrojtjen e titulli
