Ipswich Town ka “ndezur motorët” fuqishëm në këto ditë të fundit të merkatos verore, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i mesfushorit qendror Exequiel Palacios nga Bayer Leverkusen dhe sulmuesit Tammy Abraham prej Aston Villa. Me ketë manovër, marrin fund shpresat e Anis Mehmetit për të pasur rol të rëndësishëm te Ipsëich Toën.
Jo vetëm kaq, por mesfushori shqiptar rrezikon të largohet që këtë merkato verore, ndërsa janë shafqur në horizont disa opsione. Nëse plani i Ipswich realizohet, pra largimi i Mehmeti, shqiptarit do t’i “ndërpritej ëndrra”, debutimi dhe vazhdimësia në Premier League. Ishte pikërisht kjo arsyeja kryesore që 25-vjeçari la Bristol City-n në Championship, por nuk po shkon ashtu siç pritej.
