Drita do ta zhvillojë sonte një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme. Gjilanasit janë veç një ndeshje larg kualifikimit në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Por, për ta arritur këtë, trupa e trajnerit Ardian Nuhiu duhet ta bëjë një lojë të madhe në Andorrë. Bardhekaltrit do të përballen me ekipin Inter Club D’Escaldes, në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it.
Në duelin e parë, kampionia e Kosovës nuk arriti më shumë se një barazim 2:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë javën e kaluar. Ky rezultat i pamjaftueshëm i obligon Besnik Krasniqin me shokë që të fitojnë sonte në udhëtim nëse duan ta prejnë biletën për fazën e ligës, ku kishin shkuar edhe në sezonin e kaluar, duke e mbërrirë madje edhe fazën eliminuese.
Trajneri Ardian Nuhiu dhe sulmuesi Arb Manaj janë shprehur optimistë në konferencë për shtyp para lojës së sontme. Drita është e vetmja skuadër kosovare që ka mbetur ende në gara në Evropë. Ndeshja mes Inter Club d’Escaldes dhe Dritës do të luhet sonte duke filluar nga ora .
