Leon Goretzka është futbollisti më i ri i Aston Villës. Mesfushori 31-vjeçar vendosi që të largohej nga Bayern Munich si lojtar i lirë, për të nisur një aventurë të re në Premier League angleze. Me klubin e ri, gjermani ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031.
Emri i tij doli edhe në klube si Milan dhe Juventus, por dy ekipet italiane i penalizoi mospjesëmarrja në Champions League. Kujtojmë se Goretzka e ka nisur karrierën e tij me Bochum. Më vonë, 31-vjeçari është aktivizuar edhe me Schalke 04, ndërsa “pikun” e pati me fanellën bavareze, me të cilët fitoi gjithçka.
