Donjeta Sadiku me krenari merr medaljen, Serbia humbëse bojkoton

0%

Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi dueli final u ndërpre pas lëndimit të kundërshtares së saj, Kristina Kuluhova. Boksierja kosovare e nisi duelin në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar, duke pasur goditje të sakta, sidomos në kokë. Sadiku pati epërsi në raundin e parë, ndërsa më pas ndeshja u ndërpre pasi Kuluhova pësoi lëndim në arkadë.

Pas vendimit për ndërprerjen e meçit, Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe siguroi medaljen e artë për Kosovën, e para në këto lojëra mesdhetare. Tani pritet ceremonia e medaljeve, por përfaqësuesja e Serbisë ka vendosur të mos dalë në podium, duke mos e kapërdirë fitoren e Kosovës.

Donjeta me krenari e mori medaljen, ndërsa himni i Kosovës u dëgjua në Itali, me shumë përkrahës të Donjetës që ishin të pranishëm në palestër. Kjo është një tjetër arritje e madhe për Sadikun, e cila vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare dhe tashmë kthehet nga Taranto me medaljen e artë. 🇽🇰 Kosovo has beaten Serbia to win the gold medal at the Mediterranean Games.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Boxer Donjeta Sadiku won gold. Serbia, represented by ethnic Russian boxer Kristina Kuluhova, boycotted the medal ceremony after losing to Kosovo. pic.twitter.com/6GIFc6sPIj — kos_data (@kos_data) August 27, 2026

Burimi: Telegrafi