Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka reaguar pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Lensit në finalen e Superkupës së Francës. Pas ndeshjes, Vitinha pranoi zhgënjimin për humbjen, duke theksuar se PSG-ja pati mundësi të përfitonte edhe nga kartoni i kuq i kundërshtarit, por nuk arriti të shënonte.
“Ata shënuan një gol me fat, ndërsa kartoni i kuq na ndihmoi, por ne nuk shënuam. Ne duam t’i fitojmë të gjitha. \Është turp, është një ditë e trishtuar për ne”, deklaroi Vitinha. Mesfushori portugez shtoi se skuadra nuk është aspak e kënaqur me rezultatin, por duhet ta pranojë humbjen. “Ne nuk jemi të lumtur sepse humbëm, por kështu është futbolli”, përfundoi ai.
Humbja ndaj Lensit i mohoi PSG-së trofeun e parë të sezonit, ndërsa skuadra tashmë do të fokusohet në objektivat e tjerë të sezonit.
