Italia performoi shkëlqyeshëm në Kampionatin Evropian të Atletikës në Birmingham! Ekipi italian përfundoi në krye të tabelës së medaljeve, përpara Britanisë së Madhe. Medalja vendimtare e artë e italianëve ishte ajo e garës 4×400 metra, ku la pas pikërisht të zotët e shtëpisë.
Italia arriti kështu 22 medalje në Kampionatin Evropian në Birmingham, prej të cilave 10 ari, 6 argjendi dhe 6 bronzi. Renditja Italia: 10 ari, 6 argjenti, 6 bronzi (22 medalje në total) Britania e Madhe: 9 ari, 8 argjenti, 2 bronzi (19 medalje në total) Gjermania: 6 ari, 10 argjenti, 5 bronzi (21 medalje në total)
