Amedspor e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Turqisë, duke mposhtur Erzurumspor 3:0. Në formacionin e Amedsporit u paraqitën dy futbollistët kosovarë, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, ndërsa për Erzurumsporin nga minuta e parë luajti mbrojtësi Amar Gërxhaliu.
Paraqitje të veçantë pati Dellova, i cili ishte ndër më të mirët në fushë dhe asistoi për Saba, i cili shënoi në minutën e 53-të. Me këtë triumf, Amedspor e nis kampionatin me tri pikë.
Burimi:
Bota Sot
