Sot, në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës, u mbajt ceremonia përcjellëse e ekipeve të sporteve që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili u uroi sportistëve suksese, si dhe Kryemjeshtri Driton Kuka dhe medalistja olimpike Laura Fazliu, të cilët mbajtën fjalë rasti dhe shprehën besimin në paraqitjen e ekipit tonë.
Kosovën në xhudo do ta përfaqësojnë: Laura Fazliu Flaka Loxha Fatjona Kasapi Erza Muninoviq Akil Gjakova Dardan Cena Shpati Zekaj :Nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, ekipi ynë niset drejt Tarantos me synimin për të vazhduar traditën e sukseseve dhe për ta përfaqësuar Kosovën me dinjitet”, thuhet nga FXHK.