Kristjan Asllani mbetet ende pa zgjidhje sa i takon të ardhmes së tij. Me Interin që i ka komunikuar prej javësh që s’e konsideron për sezonin e ardhshëm, mesfushori i Kombëtares po pret mundësinë e parë për t’u larguar nga “San Siro”. Një ditë më parë, u përfol se Monza kishte shfaqur interes, ndërsa ishte gati të hidhte dhe propozimin e parë për elbasanasin.
Mirëpo, drejtuesit e klubit lombardian e kanë zhvendosur fokusin e tyre tek një tjetër lojtar i zikaltërve dhe fjala është për Yanis Massolin, francezi 23-vjeçar. Thuhet se ky profil i francezit i përshtatet më shumë skuadrës sesa ai i Asllanit për të zëvendësuar kapitenin Matteo Pessinan e dëmtuar.
Megjithatë, i njëjti burim që e ka raportuar këtë “manovër” shkruan gjithashtu se shqiptari nuk përjashtohet plotësisht, por prioritet në këto çaste është Massolin.
