Brad Pitt: Nuk mund t’i shikoj filmat për të rritur/ Zbulon çfarë e

0%

Aktori i njohur Brad Pitt ka treguar në një intervistë për Esquire se nuk i shikon filmat për të rritur, por arsyeja e tij nuk lidhet me përmbajtjen erotike. Pitt tha se ajo që e bën t’i shmangë këto filma është aktrimi, të cilin e konsideron shpesh të ekzagjeruar dhe të padurueshëm. “Aktingu i dobët më çmend.

Prandaj nuk mund të shikoj pornografi”, është shprehur aktori, duke e krahasuar mënyrën e interpretimit në disa prej këtyre produksioneve me aktrimin e ekzagjeruar të filmave të vjetër. Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Disa komentues e pritën me humor, ndërsa të tjerë nuk u pajtuan me vlerësimin e aktorit dhe argumentuan se interpretimi në filmat për të rritur ka ndryshuar gjatë viteve. Brad Pitt foli edhe për alkoolin Në të njëjtën intervistë, Pitt foli edhe për marrëdhënien e tij me alkoolin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai tregoi se pas shtatë vitesh abstinence ka nisur sërish të pijë, por tashmë është shumë më i kujdesshëm me sasinë. Aktori pranoi se ka kuptuar se pirja në sasi të mëdha nuk është e mirë për të dhe se duhet të vendosë kufij.

Pitt ka folur edhe më herët për periudhën e vështirë pas ndarjes nga Angelina Jolie në vitin 2016 dhe për mbështetjen që mori gjatë përpjekjeve për të qëndruar i kthjellët. Ai ka kujtuar gjithashtu një bisedë me një mike, e cila e ndihmoi të ndryshonte mënyrën se si e shihte jetën dhe të pranonte si momentet e mira, ashtu edhe ato të vështira.

Rrëfimet e fundit të aktorit kanë sjellë sërish në vëmendje anën më personale të jetës së tij, përtej karrierës së gjatë në Hollywood.

Burimi: Bota Sot