Ushtarët hungarezë të caktuar në Batalionin e Rezervës Taktike të KFOR-it kanë zhvilluar një ushtrim taktik pranë Obiliqit, në kuadër të përgatitjeve për forcimin e gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale. Sipas njoftimit, ushtrimi u përqendrua në luftimin në hapësira të afërta (CQB) në një mjedis kompleks urban dhe shënoi përmbylljen e një cikli intensiv tre-mujor të trajnimit.
Qëllimi i këtij cikli ishte forcimi i aftësive taktike, gatishmërisë dhe ndërveprueshmërisë së pjesëtarëve të njësisë në situata komplekse dhe realiste. Në ushtrim u përfshinë automjete të blinduara dhe një helikopter H145M i KFOR-it, ndërsa pjesë e operacionit ishin edhe kapacitetet zvicerane kundër dronëve dhe ekspertiza rumune për çaktivizimin e mjeteve shpërthyese (EOD).
“Kjo mundësoi testimin e aftësisë së kompanisë së integruar për të planifikuar dhe zhvilluar operacione komplekse në një mjedis realist”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
