Barcelona ka dorëzuar te Manchester City oferta e tretë zyrtare për transferimin e mesfushorit spanjoll, Rodri. Sipas raportimeve, propozimi i klubit katalanas, duke përfshirë shumën fikse dhe bonuset, arrin në 70 milionë euro.
Në kampin e Barcelonës mbizotëron optimizmi se marrëveshja me Manchester Cityn mund të arrihet brenda kësaj jave, ndërsa negociatat mes dy klubeve pritet të vazhdojnë. Ndërkohë, Rodri është në pritje të dritës së gjelbër për transferimin, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën prej disa javësh.
Tashmë, gjithçka mbetet në duart e dy klubeve, të cilat duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të finalizuar transferimin e mesfushorit spanjoll. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
