Rasti i Dukagjin Maxhunit, reagon MPJD-ja: Këta janë hapat e ndërmarrë

0%

Autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën pretendimet për përfshirje në krime lufte të vitit 1999.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila njoftoi se përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi ka ndërmarrë menjëherë hapat diplomatikë për trajtimin e rastit.

Sipas MPJD-së, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi është njoftuar për rastin, ndërsa ministria ka dërguar edhe notë verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njoftimi: Shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me pretendime për krime lufte të vitit 1999.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka njoftuar menjëherë Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar notë verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Maxhuni. Vizita pritet të realizohet gjatë javës në vijim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi, do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.

Burimi: Bota Sot