Dehari: Pa marrëveshje politike rrezikohen përplasjet në Kuvend,

0%

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend, duke thënë se ajo që ndodhi para tri ditësh ishte pikërisht situata për të cilën kishte paralajmëruar.

Dehari ka deklaruar se çdo përpjekje për vazhdimin e seancës pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon situatën dhe rrit rrezikun e përplasjeve, përfshirë edhe konfliktin fizik brenda sallës së Kuvendit. Ai ka mirëpritur ftesat për takime të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar partive politike.

Sipas Deharit, Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, dialog dhe një marrëveshje që do ta zhbllokonte situatën institucionale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Si Kryesues i seancës konstitutive, u bëj thirrje të gjitha partive politike që të ulen së bashku, ta marrin përgjegjësinë që u takon dhe ta gjejnë zgjidhjen politike që i hap rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe marrëveshjes për Presidentin konsensual”, ka thënë Dehari.

Ai ka paralajmëruar se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin do të çonte në zgjedhje të parakohshme. “Diçka që duhet ta evitojmë”, është shprehur Dehari.

Në fund, ai ka theksuar se qytetarët e Kosovës janë thirrur të votojnë tri herë brenda dy viteve të fundit dhe se tash përgjegjësia u takon përfaqësuesve politikë që të gjejnë një marrëveshje dhe t’i sigurojnë vendit institucione funksionale e të qëndrueshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com