Që kur doli nga burgu, ku qëndroi për tetë vjet, Vezir Haziraj është “shfryrë” për “padrejtësitë” që, sipas tij, ndodhin aty, përmes rrëfimeve të tij në TikTok. Videot e tij kanë marrë qindra mijëra shikime, ndërsa më të bujshmet ishin ato të publikuara pas arratisjes së tij, pasi u identifikua si i dyshuar për plagosjen me armë zjarri në Orrobërdë të Banjës së Pejës.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u shfaq në “dritaren” e vetme që përdor për t’u deklaruar para publikut, duke theksuar se nuk prononcohet për media. Ai deklaroi se nuk e ka ndërmend të dorëzohet, pasi, sipas tij, “mungon drejtësia”, ndërsa tha se veprën e kishte kryer në vetëmbrojtje. “Pse mu dorëzu unë, kur Gani Gecit ia kanë bo vetëmbrojtje?
Dy vjet e gjysmë burg i ka mbajt për vrasje, a unë plagë, vetëmbrojtje, në shpi temë, mu pesë vjet mi jepni burg. Kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem, vazhdoj në ata temën temen dhe nuk mundet me m’ndal kurrkush”, u shpreh Haziraj. Për disa ditë ai qëndroi në arrati, duke publikuar edhe video duke ngrënë “molla të egra”, ndërsa shfaqte armë dhe municion.
Në një prej videove, ai shihej edhe i emocionuar, teksa nisi të qajë pasi citoi një hadith të Profetit Muhamed, ku theksohet se vëllezër të tij janë ata që vijnë pas tij dhe i besojnë pa e parë. Sot, më 15 gusht, Haziraj publikoi një video ku paralajmëroi dorëzimin në Polici.
Ai tha se këtë vendim e kishte marrë për hatër të shumë njerëzve, mes tyre edhe disa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke theksuar se, sipas tij, “disa prej tyre janë më të drejtë se disa të tjerë”. “Hatri i Ylbert Lipaj, Veziri po dorëzohet. E hatri i shumë tjerëve të AAK-së të cilët janë më të drejtë e më të mirë se këta tjerët.
Edhe hatri i publikut ku 70 % janë që mu dorëzu unë, mora vendim të dorëzohem”, u shpreh ai. Pas kësaj, Sinjali raportoi ekskluzivisht se Haziraj është dorëzuar në Polici.
Ky është i dyshuari për të shtënat ku mbeti i plagosur një person në Banjë të Pejës – ndodhet në arrati Plagosja në Istog, Vezir Haziraj nga arratia: E bëra për vetëmbrojtje, nuk dorëzohem sepse nuk ka drejtësi EKSKLUZIVE | Fund arratisë së Vezir Hazirajt – dorëzohet në Policinë e Pejës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
