Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se më 14.08 2026, rreth orës , stacioni policor është njoftuar nga Spitali në Ferizaj se një grua ishte duke marrë tretman mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime nga arma e zjarrit. Policia njofton se pas këtij informacioni ka shkuar në spital, ku ka takuar viktimën, një grua 66-vjeçare.
“Sipas hetimeve fillestare, rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës , në rrugën ‘Shabi Hashani’, në fshatin Greme të Ferizajt. Viktima, derisa ishte duke ecur, kishte pësuar lëndime të lehta në këmbë.
Pas pranimit të informatave dhe identifikimit të personit të dyshuar A.H (23 vjeç), Njësia e Hetimeve ka dalë në vendngjarje dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ka sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit një pushkë gjahu me një fishek”, thuhet në njoftim.
I dyshuari A.H. është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku, në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin, është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetim për procedura të mëtejshme.
