Konfirmohet raportimi i Sinjalit për dorëzimin e Vezir Hazirajt

0%

Sinjali mëson ekskluzivisht se Vezir Haziraj, i dyshuari që ndodhej në arrati pas të shtënave me armë zjarri në Orrobërdë të Banjës së Pejës, ku mbeti i plagosur një person, është dorëzuar sot në Policinë e Pejës.

Haziraj po kërkohej nga organet e rendit që nga 7 gushti, kur kishte ndodhur incidenti, ndërsa gjatë kohës sa ndodhej në arrati ishte shfaqur edhe në rrjete sociale, duke publikuar pamje ku shihej i armatosur. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se arratisë së tij tashmë i është dhënë fund, pasi Haziraj është paraqitur dhe është dorëzuar në polici.

Dorëzimin e Hazirajt e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës. Sinjali kishte raportuar më herët ekskluzivisht për identitetin e tij si person i dyshuar në këtë rast, si dhe për paraqitjen e tij të armatosur në rrjete sociale gjatë kohës sa kërkohej nga Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haziraj dyshohet për përfshirje në rastin e të shtënave me armë zjarri në Orrobërdë, i cili nga organet kompetente ishte iniciuar si “Vrasje në tentativë” . Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin. Shënim: Personi i apostrofuar konsiderohet i pafajshëm, përveç nëse fajësia e tij vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com