Një përrallë e re e Edi Ramës…

0%

Deklarimi i kryeministrit Edi Rama në intervistën në “Financial Times” më ) se “vendi ndodhet në momentin më të mirë në shumë drejtime”, për anëtarësimin në BE, siç duan ai dhe miku i tij, Aleksandar Vuçiç, mund të cilësohet si gënjeshtra më e freskët e tij në një varg shumë të gjatë përrallash, gënjeshtrash, mashtrimesh gjatë 21 viteve si kryetar i PS-së dhe i 13 viteve si kryeministër i Shqipërisë, i rreth 800 mijë votave apo “kukullave”.

Ndryshe nga sa përrallis Edi Rama, shumica e treguesve të zhvillimit, nivelit të jetesës, të korrupsionit dhe trafiqeve, të pastrimit të parave të pista e të betonizmit, sipas platformës së Arubës; të kriminalitetit dhe emigracionit; të përbërësve të rrezikshëm në ushqime dhe ilaçe; të shërbimit përgjithësisht të papërgjegjshëm dhe korruptiv në spitalet shtetërore; të ndotjes së ajrit, ambientit, ujërave…, shprehin SHQIP se Shqipëria është në ditët më të vështira të mbijetesës apo ekzistencës!

Mjafton t’i kujtojmë kryeministrit se borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë, më është rreth 12-13 miliardë euro ose sa 1.5 vite të buxhetit të përgjithshëm shtetëror!?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të qenë më konkretë e bindës, sidomos për “popullin e majtë”, që ka 82 vjet që beson vetëm gënjeshtrat, premtimet rrenëse, përrallat e partisë së zemrës me tri emra e një shpirt të zi, le tu referohemi disa fakteve të freskëta nga burime shqiptare e ndërkombëtare. Al, KLAN TV, Dosja Al…, Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Europë për mirëqenie…

Sipas të dhënave që janë bërë të ditura në data basë të FMN-së, Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë, sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025. Treguesi i të ardhurave për frymë në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Europës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Europian (46,804 USD). Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.

Në treguesin e të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.

Transparency International, : Shqipëria, vend me nivel korrupsioni të lartë Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit (CPI), një sondazh që bazohet në vlerësimet e ekspertëve ekonomikë, të cilit i referohet edhe Transparency International, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me korrupsion të lartë dhe prirja po shkon gjithmonë e më për keq.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2025 i “Transparency International” e vlerëson Shqipërinë me 39 pikë nga 100, nën mesataren globale prej 42 pikësh dhe larg standardeve të Bashkimit Europian. Sipas dr. Enrico Ceko, “…Varfëria e shqiptarëve vjen nga inflacioni, zhvillimi i ngadalshëm, korrupsioni, tregu i kufizuar, konkurrenca e ulët dhe niveli i arsimit…!” SOT NEWS, …

Raporti i fundit i OECDsë, të cilit iu referua edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në diskutimin e saj në seancën plenare të 16 qershorit 2026, e vendos Shqipërinë të fundit në rajon për shumicën e treguesve – që nga infrastruktura, klima e biznesit, treguesit e të ardhurave, e deri te cilësia e shërbimeve publike.

Sot, çdo qytetar shqiptar ka të ardhura vetëm 37% të mesatares së Bashkimit Europian. Produkti i brendshëm bruto për frymë është vetëm 20% i vendeve të BE-së. Raporti i OSBE-së vlerëson se Shqipërisë do t’i duhen të paktën 15 vite për të përmbushur standardet minimale të rajonit në ujësjellës-kanalizime, energji dhe infrastrukturë.

Euronews, Eurostat, Bold News, :53% e shqiptarëve nuk përballojnë dot 1 javë pushime, të tretët në Evropë Vendet e vetme europiane, ku më shumë se gjysma e popullsisë nuk mund të përballojë një javë pushime janë Rumania, me 61% të popullsisë, Mali i Zi, me 58%, Shqipëria me 53% dhe Turqia me 51%…!

Gjatë 13 viteve të Ramaqeverive, ashtu si edhe në ato të mëparshëm, ka vazhduar dukuria me rrjedhoja shumëdrejtimëshe dhe shumëformëshe që Shqipëria është nga vendet e paktë në botë që nuk ka industri prodhuese, për shumicën e kërkesave dhe nevojave të zhvillimit, jetesës, mbrojtjes së vendit.

Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT e të Monitor, publikuar më .

Mashtruar nga propaganda qeveritare, enveristët, edramistët, patronazhistët…, gënjejnë vetet kur i pandehin si suksese mbarëpopullore dhe ngjiren duke i lavdëruar “fitorjet” e saj me numrin e kullave dhe të kateve; të resorteve turistikë; me komplekset e vilave; me sipërfaqet dhe prodhimin e centraleve apo paneleve fotovoltaike për energji elekrike; me koncertet e Kanye West e të Noizit me shoqe e shokë…Bëjnë sikur “harrojnë” apo nuk duan tia dinë se nga këto vepra e “kryevepra” të Ramaqeverisjes pasurohen disa qindra apo mijëra bosë biznesesh, politikë, qeverisës; oligarkë dhe “investitorë strategjikë”, shqiptarë e të huaj dhe jo rreth 2 milionë shqiptarët e thjeshtë!?

Edhe më pak, rreth 650 mijë pensionistë me 150-300 euro në muaj, kur në të gjitha tregjet, tregtarët dhe çmimet janë çmendur, më shumë se të çmendurit me kartelë nga Spitali Neuro-psikiatrik Nr.5 në Tiranë…!?

Sikur të kishte parasysh më tepër vendin tonë e sikur ti tërhiqte vëmendjen, së pari qeverisë Rama, shtyhet shumëkush nga shqiptarët SHQIPTARË e jo edramistë, të mendojë për deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, më .

Ai sikur e tha edhe fare SHQIP e jo në edramisht apo benblushist: “…Një vend që nuk është në gjendje të ndërtojë anije, të prodhojë ilaçe, të kontrollojë imigracionin ose të sigurojë qasje në burimet jetike, nuk mund të mbrojë popullin e tij, nuk mund të mbrojë interesat e tij dhe nuk mund të mbrojë mënyrën e tij të jetesës…”!

Nga këto fakte e shifra, të këtyre 8 muajve të vitit 2026, shprehet dhe kuptohet fare shpejt e lehtë se sa larg ndodhet Shqipëria nga standartet e BEsë.

Nëse do të vazhdohet të flitet e shkruhet për suksese, mbështetur vetëm në letra e të pandjeshme apo të papërjetueshme nga shumica e popullit; se mbyllëm 3 kapitujt e parë për integrim në BE, (të Shkencës dhe Kërkimit, Arsimit e kulturës dhe Marrëdhënieve me jashtë), nga 33 gjithsej e kur 30 të tjerët janë tejet më të vështirë e që kërkojnë vite të shumtë, mashtrojmë, së pari veten, se kemi bërë “progres të paparë” e se kemi arritur “fitore historike”!?

Sipas këtyre shifrave dhe fakteve, Shqipëria është e fundit ose e parafundit në rajon e në Europë! Për më tepër, kjo nuk është shkruar e thënë vetëm nga mediat e pavarura dhe nga opozita, por nga çdo raport ndërkombëtar.

Po kështu, prej mbi 12 vitesh është bërë e qartë dhe e kuptueshme se faqen e Shqipërisë, ndjeshëm të njollosur apo të nxirë, nuk e njollosin dhe nxijnë edhe më shumë opozita, mediat dhe rrjetet sociale të pavarura në bindje e qëndrime.

Apo disa gazetarë të njohur italianë, gjermanë, spanjollë, zviceranë, francezë, amerikanë…Faqen e Shqipërisë e bëjnë sterrë të zezë ata që kanë pasur mundësi të ndryshojnë, zbardhojnë dhe nderojnë vendin dhe nuk e kanë bërë, jo se nuk kanë ditur e se janë penguar nga “e keqja më e madhe e Shqipërisë”, nga vetë shqiptarët, por sepse nuk kanë dashur e nuk kanë gjetur kohë të lirë, për shkak të përkushtimit gjatë pjesës më të madhe të kohës për projektet me oligarkë dhe “investitorë strategjikë” shqiptarë e ndërkombëtarë, jo pak prej tyre me lidhje me “piramidën” e shumë të këqijave për mbarë botën” Xhorxh dhe Alex Soros; me “oktapodët” Ndragheta, Alabbar, Aruba…!?

Burimi: Bota Sot