Përkeqësohet situata nga zjarri në Parkun e Lurës, flakët i afrohen

0%

Prej tre ditësh vijon lufta me flakët në masivin pyjor të Lurës, ndërsa situata raportohet e përkeqësuar, veçanërisht mbi lagjen Koçekë, ku zjarri po i afrohet banesave. Në terren janë angazhuar rreth 200 forca, ndërsa nga ajri ndërhyrja po vijon me dy avionë.

Në operacion janë përfshirë edhe punonjësit e Zonave të Mbrojtura, të Bashkisë Dibër, Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, Policisë, si dhe banorë të zonës. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Dibër, Leonard Topuzi, bën me dije se terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë.

Situata po rëndohet edhe nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot