Kampioni i Kosovës, Drita ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin me përvojë nga Shqipëria, Eduart Rroca. Pas emërimit të transferimit Ardian Nuhiu, Drita ka vazhduar edhe me transferime. Gjatë ditës së sotme (e martë), klubi gjilanas ka njoftuar nënshkrimin me mesfushorin me tipare sulmuese, Eduart Rroca.
“Mirësevjen Eduart Rroca”, shkruan shkurtimisht në postimin e Dritës në faqen zyrtare. Ndryshe, 33-vjeçari vjen te Drita pas një karriere të pasur në futbollin turk, ku ka veshur fanellat e Istanbulsporit, Manisa FK dhe Ankara Keçiorengucu. Rroca gjithashtu ka një eksperiencë të madhe edhe në futbollin shqiptar, ku më parë ka luajtur për Luftëtarin, Egnatian, Tërbunin dhe Kukësin.
