“E dhimbshme, po arsyeton Vuiqin ”, Gacaferi reagon ndaj ‘deklaratës

0%

Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së deputetes së LDK-së, Janina Ymeri, e cila kishte thënë se deklarata e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër lidhet me “kartën nacionaliste” të Vetëvendosjes.

Përmes një postimi publik, Gacaferi pyet se “çfarë karte nacionaliste qenka kthimi i sovranitetit dhe i ligjit në çdo cep të shtetit”, duke e cilësuar të papranueshme që një deputete e Kuvendit të Kosovës të lidhë deklaratat e Vuçiqit me veprimet e institucioneve të Kosovës.

Ai akuzon Ymerin se, për shkak të kundërshtimit ndaj kryeministrit Albin Kurti, po shkon deri aty sa të “arsyetojë” deklaratat e presidentit serb për lumin Ibër dhe Ujmanin. Sipas Gacaferit, deklarata të tilla janë të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe përfaqësojnë një qasje të gabuar ndaj Serbisë dhe Listës Serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka përmendur edhe deklarata të tjera të zyrtarëve të LDK-së, për të cilat tha se kanë qenë “skandaloze” në raport me çështjet e sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës. Në fund të reagimit të tij, Gacaferi shkruan se “Kosova duhet të ruhet nga deklaratat e papërgjegjshme të politikanëve të saj”, duke theksuar se deklaratat e Vuçiqit i konsideron shoviniste dhe kërcënuese ndaj Kosovës.

Shkrimi i plotë: J anina Ymeri: “Deklarata e Vuçiqit për ndryshimin e lumit Ibër lidhet me kartën nacionaliste të VV-së” E çfar karte nacionaliste na qenka kthimi i sovranitetit dhe i ligjit në çdo cep të shtetit tënd!!

Është shumë e dhimbshme qe një deputete e parlamentit të Kosovës e në këtë rast e LDK’së, si zonja Ymeri, shkon deri aty, sa nga inati personal qe ka ndaj Kryeministrit Kurti, është në gjendje qe edhe deklaratat jo vetëm skandaloze por edhe skajshmërisht shoviniste të Vuqiçit t’i arsyetoj, duke thënë se po mos të vepronte Kurti, ashtu siç veproi me Ujmanin, as Vuqiçi nuk do bënte deklarata si kjo me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër qe mos të dërgonte më ujë në liqenin e Ujmanit në Kosovë!

Pra kjo zonja Ymeri, veç sa nuk po kërkon edhe tekstualisht qe ta mirëkuptojmë Vuqiçin për deklaratën e tij shoveniste për dryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, se Kurti e ka nxitur e jo pse ky shkau kështu ka dashur!

Edhe akoma më e dhimbshme është kur njerzit e LDK’së nuk ndalojnë së prodhuari deklarata secila ma skandaloze se tjetra në raport me shtetin e Kosovës karshi serbëve dhe Serbisë! Del një nënkryetar i LDK’së, edhe thotë se armët qe po i kap policia e Kosovës janë armë qe policia e Kosovës vet i fsheh qe pastaj t’i akuzojnë serbët!

Pastaj del prapë një nënkryetar tjetër i LDK’së me deklaratën tjetër dhe mundohet t’i barazojë veprimet e Kurtit kundër kriminelëve e terroristëve serb të prirë nga Radojqiçi, si ato të Millosheviqit kundër shqiptarve të Kosovës në vitet 90-ta!

Pastaj del një deputete dhe zyrtare e lartë e LDK’së edhe deklaron pa fije turpi se nuk e ka asnjë problem me Listën Serbe, por problemin e ka me Albin Kurtin dhe VV’në! Zot i madh ruaje Kosovën nga deklaratat skandaloze të deputetëve të LDK’së, se nga deklaratat shoviniste të Vuqiçit ruhemi vet!

Burimi: Bota Sot