Vendosën flamurin e UÇK-së dhe atë të Shqipërisë në rrethojën e

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se kanë vendosur flamuj në rrethojën e kishës ortodokse në Lipjan. Sipas Policisë, rreth orës të së hënës, mbikëqyrësi i kishës kishte raportuar se në rrethojën e objektit fetar ishin vendosur dy flamuj, njëri me mbishkrimin “UÇK” dhe tjetri flamuri i Shqipërisë.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan personin me inicialet D.M., i cili ka rezultuar nën ndikimin e alkoolit, me 0.61 promila. Ndërkohë, të mërkurën është shoqëruar në stacion edhe një person tjetër, E.M. nga Lipjani, ndaj të cilit janë vazhduar procedurat e mëtejme policore.

Policia ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar prokurorët kujdestarë të Departamentit Special dhe të Përgjithshëm dhe, me udhëzimin e tyre, rasti është dërguar me shënim zyrtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njoftim, Policia ka theksuar se ka dosje të veçanta për objektet e trashëgimisë kulturore fetare dhe se 24 prej tyre sigurohen me prezencë policore 24 orë në ditë, ndërsa objektet e tjera monitorohen përmes patrullave policore.

Policia e Kosovës ka ritheksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe në mbrojtjen e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore fetare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com