Qeveria e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Anita Kadriu, drejtoresha e Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.
Sipas Kadriut, ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, pra duke filluar nga data . Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001 , për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro.
Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro. Aplikimi për subvencionim u hap më dhe realizohet përmes platformës e-Kosova. Kadriu tha se prindërit kanë kohë të aplikojnë edhe për disa ditë. Siç e ka konfirmuar Kadriu, 176 mijë e 62 aplikime kanë qenë deri në ora , të martën, më .
Kadriu ka deklaruar se “sot [] në mëngjes ka filluar verifikimi i aplikimeve [për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore] që deri tani janë ngarkuar në sistem.” Drejtoresha Kadriu tha se ende nuk e kanë përcaktuar shumën se sa do t’ju ndahet nxënësve të klasave 1 deri 5 dhe atyre 6 deri 9 për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore.
“Jemi duke pritë mbylljen e aplikimeve dhe në bazë të numrit të nxënësve që do t’i marrin në nivel Kosove, ne do të dimë ta ndajmë edhe shumën e mjeteve, d.m.th. e ndajmë saktë për secilin.” – ka thënë Kadriu më . Ajo tha se synojnë që këtë vit nxënësit të pajisen me të gjitha tekstet shkollore dhe mësimi të fillojë më .
Kadriu ka treguar se këtë vit janë duke i subvencionuar edhe nxënësit që prindërit e tyre nuk kanë lejeqëndrim zyrtar për Kosovë, e këtu i kanë përfshirë ata që vijnë nga Shqipëria, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut. Sipas saj, viteve të kaluara nuk kanë pasur mundësi t’i subvencionojnë për shkak të bazës ligjore.
Kadriu ka shpjeguar se këta prindër derisa nuk kanë llogari në e-Kosova, marrin një vërtetim nga shkolla se nxënësi është duke e vijuar mësimin, e dërgojnë në Ministri të Arsimit fizikisht apo përmes adresës elektronike dhe tha se “e përpilojmë një listë, të cilën ia dërgojmë Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe ASHI manualisht i vendos në sistem.” Gjithashtu, Kadriu ka thënë se janë duke i subvencionuar për blerjen e teksteve shkollore edhe nxënësit me nevoja të veçanta, nxënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nxënësit nga Sos fshatrat.
Njësoj si viteve të kaluara, edhe këtë vit, Ministria e Arsimit po e bën verifikimin e aplikimeve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore përmes koodrinatorëve të pozicionuar në çdo shkollë.
Kadriu tha se janë rreth 620 shkolla amë në Kosovë, në të cilat janë nga dy koordinatorë që ndihmojnë në aplikimin e prindërve për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore dhe në verifikimin e këtyre aplikimeve.
Kur u pyet nëse planifikojnë të shtojnë buxhet për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore, Kadriu tha se nuk janë të sigurtë dhe po presin numrin e saktë të aplikimeve. “Ju lutemi që prindërit të jenë pak më të përgjegjshëm, ta kryejnë aplikimin për subvencionim [me kohë].” – theksoi ajo.
Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024. Metoda kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.
Buxheti i ndarë për subvencionim në vitet e kaluara Në vitin 2025, Ministria e Arsimit i ka subvencionuar me nga 80 euro nxënësit e klasave 1 – 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, si dhe 80 euro për nxënësit e klasave 6 – 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore.
Buxheti i ndarë për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore në vitin shkollor 2025/26, kishte qenë në vlerë prej 12 milionë e 800 mijë euro, i cil ishte shpenzuar në pagesat e realizuara të fazës së parë dhe dytë për subvencionim. Kurse, më , KALLXO.com ka raportuar se Ministria i kishte kërkuar Qeverisë rreth 2.5 milionë euro tjera për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore.
KALLXO.com kishte raportuar më se Ministria e Arsimit i ka ndarë 20 milionë e 418 mijë e 670 euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore për vitin shkollor 2024/2025. Prindërit e nxënësve të klasave 1 – 5 ishin subvencionuar me 80 euro për blerjen e librave, kurse prindërit e nxënësve të klasave 6 – 9 me 110 euro.
Për subvencionim të blerjes së librave në vitin 2024, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit kishte gjetur 60 mijë euro keqpërdorim në 22 shkolla, ndërsa ish-ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci në emisionin “Kallxo Përnime” më pretendoi se ka prindër që i kanë kthyer mjetet e subvencionimit nëse i kanë keqpërdorur.
Nga data , KALLXO.com e kishte pyetur ish-ministren Nagavci se sa prindër i keqpërdorën mjetet e subvencionimit në 2024 dhe sa prej tyre i kthyen ato, por nuk ishte përgjigjur. Në vitin 2023, Ministria e Arsimit i subvencionoi nxënësit e klasave 1-5 me nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore.
Ndërsa për nxënësit e klasave 6-9, pasi u llogarit se i kishin librat e siguruara nga viti paraprak, u ndanë nga 30 euro vetëm për mjetet mësimore. Për vitin shkollor 2023/2024 buxheti i ndarë për subvencionim të blerjes së librave ka qenë 12 milionë e 251 mijë e 450 euro, pra 8 milionë e 167 mijë e 220 euro më pak se në vitin shkollor 2024/2025.
