Një person është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë kufitarë në Pikën e Kalimit Kufitar në Bërnjak. Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë të Veriut ka pranuar informatë se i dyshuari, shtetas serb, kishte tentuar t’u jepte ryshfet zyrtarëve policorë.
Pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ndërsa me udhëzim të prokurorit kompetent janë intervistuar i dyshuari dhe dy dëshmitarë. Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht një bankënotë, për të cilën dyshohet se kishte tentuar t’ua jepte si ryshfet zyrtarëve policorë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
