Vjosa e Shtimes synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës. Shtimjanët kanë ngjeshur radhët me futbollistin Bleon Sekiraqa. “Një tjetër përforcim i rëndësishëm për KF Vjosën në prag të sezonit 2026/2027! Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Bleon Sekiraqa është zyrtarisht futbollist i KF Vjosës dhe do ta mbrojë fanellën bardhekaltër.
Bleoni është një lojtar ofensiv, i cili sjell shpejtësi, teknikë dhe kreativitet në repartin e sulmit. Me kontroll të mirë të topit, pasime të sakta, vizion në lojë dhe goditje të rrezikshme nga distanca, ai është një futbollist që mund të krijojë diferencën në çdo moment të ndeshjes.
Me energjinë, përkushtimin dhe karakterin e tij në fushë, presim që Bleoni të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën dhe një pjesë e rëndësishme e objektivave tona në sezonin e ri” , thuhet nga Vjosa.
