Aksident zinxhir në Sarandë/ 7 automjete pë*plasen, shoferi dyshohet

0%

Një aksident zinxhir është regjistruar në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”, ku janë përfshirë të paktën 7 automjete. Sipas burimeve paraprake, 50-vjeçari Dhimitër Papa, banor i Sarandës, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka përplasur automjetin e parë. Përplasja ka shkaktuar më pas një reaksion zinxhir, duke dëmtuar edhe 6 automjete të tjera.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë kërkuar 50-vjeçarit t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas burimeve, ai ka refuzuar kryerjen e alkotestit. Për këtë arsye, Papa është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Sarandës.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot