P*rplasja në burgun e Fierit/ Përjashtohen 8 punonjës, dyshime për

0%

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur një hetim disiplinor ndaj 8 punonjësve të Burgut të Fierit, pas përplasjes së ndodhur në ambientet e paraburgimit mes disa të dënuarve, pjesë e grupeve kriminale. Sipas burimeve per ABC News, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka firmosur urdhrin për përjashtimin e 8 punonjësve.

Dy prej tyre akuzohen për mosdhënie informacioni, ndërsa 6 të tjerët për mospërmbushje të detyrave. Ndërkohë, Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të zbardhur shkakun e përplasjes mes Aldo Gjinit, pjesë e grupit të Rrajave, dhe Jurgen Zotos e Denis Bajrit, të lidhur me grupin e Shkodrës.

Burimi: Bota Sot