Tjetër vatër zjarri në Krujë, terreni vështirëson ndërhyrjen nga tokajë tjetër vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Krujës, në zonën e njohur si Gryka e Zidollit. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat, ndërsa terreni i vështirë malor ka bërë të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse nga toka.
Prefekti i qarkut Durrës, Ardian Gurra, tha se fillimisht janë evidentuar dy vatra, për të cilat është kërkuar ndërhyrje nga ajri. “Ishin dy vatra. Kërkuam mjet nga ajri. U neutralizuan. Kemi lënë forca tokësore për çdo situatë” , deklaroi Gurra, raporton Top Channel. Autoritetet vijojnë të monitorojnë masivin pyjor për të parandaluar përhapjen e zjarrit.
