Dy shoferë janë ndëshkuar në Shtime pasi janë kapur duke bërë tejkalim në vijë të plotë. Policia ka njoftuar se gjatë kontrolleve në rrugën “Skënderbeu”, F.O., 33 vjeç , me VW Caddy, është kapur duke tejkaluar në vijë të plotë në një kthesë me dukshmëri. Atij i janë shqiptuar 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit .
Edhe M.B., 37 vjeç , me VW Passat, është ndëshkuar për të njëjtën shkelje. Gjatë kontrollit është konstatuar se vetura e tij kishte regjistrimin e skaduar që nga 17 korriku 2025 . Për këto dy kundërvajtje, ai është gjobitur me 400 euro , ka marrë 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të mjetit . Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në trafik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
