Pritje në kufi, deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë

0%

Pritje të shtuara janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, veçanërisht në Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu të Bardhë pritjet për hyrje janë 40 minuta, ndërsa për dalje 30 minuta. Kolonat arrijnë deri në 500 metra në hyrje dhe 300 metra në dalje.

Pritje ka edhe në Hani të Elezit , ku automjetet presin rreth 15 minuta në të dyja drejtimet, me kolona deri në 100 metra. Në Muçibabë , pritjet janë deri në 10 minuta, ndërsa kolonat arrijnë në 100 metra si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra.

Në Merdarë janë 5–10 minuta, në Kullë 5–6 minuta, ndërsa në Bërnjak, Glloboqicë, Jarinje, Mutivodë, Stançiq dhe Vërmicë rreth 3–5 minuta. Ndërkohë, në Qafë të Morinës pritjet janë 2–3 minuta, ndërsa në Qafë të Prushit 1–2 minuta. Sa u përket kamionëve, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3–5 minuta dhe nuk janë raportuar kolona. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com