Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe kalim ilegal i kufirit në fshatin Shkrel të Pejës. Në raportin policor bëhet e ditur se të njëjtë është raportuar se janë larguar në drejtim të territorit të Malit të Zi. ““Fsh. Shkrel, Pejë , .
Nga një mashkull kosovar është raportuar se ka vërejtur katër persona të panjohur të cilët kanë pasur qen gjuetie dhe kanë qenë të armatosur me armë të gjata, të veshur me rroba të kamufluara, të cilët ishin larguar në drejtim të territorit të Malit të Zi”, thuhet në raport. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij rasti vazhdon për hetim të mëtutjeshëm.
