Një rast i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llazicë të Malishevës, ku një vajzë 18-vjeçare ka denoncuar partnerin e saj për kanosje dhe dhunë psikike. Sinjali mëson se i dyshuari është S. P., rreth 21-vjeçar, ndërsa viktima është një vajzë rreth 18-vjeçare, identiteti i së cilës nuk do të publikohet për shkak të moshës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë, ku ka deklaruar se personi me të cilin është në lidhje dyshohet se e ka kanosur dhe i ka shkaktuar dhunë psikike. Pas denoncimit janë aktivizuar mekanizmat institucionalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave. Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndërsa Njësia e Hetimeve ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave. Sipas burimeve, S.P. nuk është lokalizuar ende dhe Policia është në kërkim të tij. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
