E goditi partneren me grusht në kokë dhe u zhduk – arrestohet pas

0%

Një 39-vjeçar është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj partneres së tij, me të cilën ishte në proces të ndarjes, e më pas ishte larguar duke iu shmangur Policisë. Sinjali mëson se i dyshuari është E. A., rreth 39-vjeçar, ndërsa viktimë e rastit është S. B., rreth 27-vjeçare.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rasti kishte ndodhur më 4 gusht, rreth orës , në rrugën “Memë Lleshi” në Gjakovë. Çifti, i cili bashkëjetonte dhe ndodhej në proces të ndarjes, kishte nisur një debat lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe se kush do t’i merrte ata nën kujdes pas ndarjes.

Gjatë debatit, E.A. dyshohet se e ka goditur partneren me grusht në kokë, duke i shkaktuar dhimbje. Pas incidentit, viktima është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka shkuar te familja e saj në Prizren, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal. Ndërkohë, i dyshuari ishte larguar dhe, pavarësisht kërkimeve policore në disa lokacione, fillimisht nuk ishte arritur të lokalizohej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por pas një pune operativo-hetimore, Policia ka arritur ta gjejë dhe ta arrestojë E. A. Ai është intervistuar lidhur me dyshimet ndaj tij dhe, sipas burimeve, e ka mohuar veprën. Për arrestimin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që 39-vjeçari të ndalohet për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Dhunë në familje”, ndërsa procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në koordinim me Prokurorinë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com