Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për të përforcuar repartin e mesfushës. Sipas raportimeve nga Spanja, drejtuesit e klubit madrilen, me në krye Florentino Perezin dhe trajnerin Jose Mourinho, po analizojnë mundësinë e transferimit të një mesfushori kreativ për sezonin 2026/27.
Megjithatë, ‘Los Blancos’ kanë vendosur një kusht të qartë para çdo lëvizjeje në afatin kalimtar, fillimisht duhet të largohet njëri mes Aurelien Tchouamenit dhe Eduardo Camavingas. Vetëm pas një largimi të tillë, Real Madridi do të hapë negociatat për një mesfushor të ri. Emri i parë në listën e klubit spanjoll është Alexis Mac Allister.
Mesfushori argjentinas i Liverpoolit shihet si një opsion shumë interesant nga drejtuesit madrilenë. 27-vjeçari raportohet se ka kërkuar largimin nga skuadra angleze, ndërsa Liverpooli ka vendosur një çmim prej rreth 70 milionë eurosh për ta lejuar transferimin e tij. Alternativa e dytë është Martin Zubimendi.
Mesfushori spanjoll i Arsenalit po monitorohet nga afër nga Real Madridi, veçanërisht pas ndryshimeve në skuadrën e Mikel Artetës pas afrimit të Bruno Guimaraes. Për kartonin e Zubimendit, Arsenali kërkon rreth 80 milionë euro. Opsioni i tretë në listën e Real Madridit është Fabian Ruiz i Paris Saint-Germainit.
Mesfushori spanjoll, edhe pse ka rinovuar kontratën me klubin francez, thuhet se po mendon një rikthim në La Liga. PSG do të ishte i gatshëm ta lejonte largimin e tij për një shumë afër 50 milionë eurove, nëse lojtari kërkon zyrtarisht transferimin.
Mourinho trondit Real Madridin, vendos rregulla të reja dhe ndalon “zakonet e këqija” Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit afrimin e një mesfushori me aftësi krijuese, i cili mund të sjellë më shumë kontroll dhe ide në lojën e skuadrës. Megjithatë, drejtuesit madrilenë nuk kanë ndërmend të nxitojnë.
Klubi do të presë fillimisht një largim nga mesfusha përpara se të bëjë ofertë konkrete për njërin prej tre kandidatëve./ Telegrafi
