Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) fillon zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore.
Sipas njoftimit, IQMT në kuadër të zbatimit të vendimeve të institucioneve kompetente gjatë ditës së sotme, më , ka filluar zbatimin e masave për largimin nga tregu të të gjitha produkteve të deklaruara në etiketim se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore (vaj palme dhe vaj kokosi).
Gjatë ditës së sotme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.
“Për të verifikuar zbatimin e kësaj urdhërese, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka filluar në orët e pasdites aksionin e inspektimeve në marketet e kategorisë B dhe C, me qëllim identifikimin dhe largimin e produkteve nga ekspozimi dhe shitja”- thuhet në njoftim.
Siaps njoftimit, produktet e deklaruara në etiketim me yndyrë me origjinë bimore të kompanive: “Drena” SHPK; “Bylmeti KS” SHPK; “Koral Dayri” SHPK; “Magic Ice Joint Stock” Sh.A.; “Opatija Comerc” SHPK; Qumështorja “Aldi”; “Gexha” SHPK; “ABI” SHPK; dhe “Natyra-G” SHPK, duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu.
Ndërkohë, sipas njoftimit, për produktet e kompanisë “Abrazen – Vita” procesi i inspektimit ende është në zhvillim. “Subjektet e lartcekura janë urdhëruar që të ndërpresin menjëherë aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në këtë masë”- thuhet në njoftimin e MINTI-t.
Ministria thot se përmes Inspektoratit do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente.
Mimoza Kusari-Lila, ministre në detyrë e MINTI-t, njoftoi më se do të fillojnë kontrolle intensive për përbërjen dhe etiketimin e qumështit dhe produkteve të qumështit.
Ajo paralajmëroi se MINTI bazuar në gjetjet e përcjella nga AUV përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës apo përbërësve të tjerë pa u deklaruar në etiketë, ose deklarimi i pasaktë i përbërjes së produkteve përbën shkelje të legjislacionit në fuqi dhe mashtrim të konsumatorit.
