Liverpooli ka bërë një lëvizje të papritur në afatin kalimtar duke arritur marrëveshje verbale me Barcelonën për transferimin e Ronald Araujos në formë huazimi, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. Sipas këtij raportimi, marrëveshja është miratuar edhe nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, duke i hapur rrugën një prej lëvizjeve më interesante të verës në repartin defensiv.
Mbrojtësi uruguaian prej kohësh ka qenë në monitorimin e Liverpoolit, ndërsa më herët klubi anglez ishte lidhur edhe me një transferim përfundimtar të tij. Te “Të Kuqtë’, Araujo shihet si një përforcim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes, qoftë si partner apo si pasues afatgjatë i Virgil Van Dijk.
Me gjatësi rreth 1.92 metra, Araujo sjell te Liverpooli forcë fizike, dominim në duelet ajrore, karakter lideri dhe eksperiencë të madhe në nivelet më të larta të futbollit, përfshirë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. 🚨🚨💣 EXCLUSIVE: Liverpool agree loan deal to sign Ronald Araujo from Barcelona, HERE WE GO! 🇺🇾 Verbal agreement club to club with Barça now approved by director Deco.
New centre back for #LFC with a surprise bomba. pic.twitter.com/kK4GIifmff — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2026 Një huazim do t’i mundësonte Liverpoolit të forconte mbrojtjen pa bërë një investim të madh financiar menjëherë, ndërsa për Araujon do të ishte një mundësi për të siguruar më shumë minuta në një skuadër të nivelit elitar.
Situata e mbrojtësit uruguaian te Barcelona ka ndryshuar gjatë muajve të fundit. Araujo iu bashkua klubit katalunas në vitin 2018 nga Boston River dhe ka zhvilluar mbi 200 paraqitje me fanellën blaugrana, por konkurrenca për një vend titullari nën drejtimin e Hansi Flickut, së bashku me disa probleme fizike dhe luhatje në formë, kanë ndikuar në statusin e tij në skuadër.
Flick e telefonoi dhe e bindi: Barcelona avancon për transferimin e sulmuesit gjeorgjian Barcelona më herët ka qenë e hapur për të dëgjuar oferta për mbrojtësin, në kuadër të planifikimit financiar dhe riorganizimit të skuadrës.
Një marrëveshje huazimi do t’i sillte klubit katalunas lehtësim në paga, ndërsa njëkohësisht do t’i lejonte të ruante kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit, i cili ende ka kontratë afatgjatë në ‘Camp Nou’./ Telegrafi
