Tre kosovarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e viktimave. Sipas njoftimit, viktimat janë T.A, 61 vjeç, djali i tij, G.A, 34 vjeç, si dhe L.A, 16 vjeç.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, teksa vëllezërit tanë po ktheheshin nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve. Ata kanë shprehur ngushëllime për të afërmit dhe të gjithë ata që po përballen me këtë humbje të rëndë, duke lutur që viktimat të prehen në paqe.
Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura nga autoritetet gjermane. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
