Ishte duke pirë kafe, vdes papritur 62 vjeçari në një restorant në

0%

Një 62-vjeçar ka humbur jetën paraditen e së enjtes, derisa po qëndronte në një restorant në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës. Sinjali mëson se viktima është Naim Kastrati 62 vjeçar. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur rreth orës , në restorantin “Te Pishat”, ku Kastrati po pinte kafe kur papritur iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Qytetarët kanë njoftuar menjëherë autoambulancën, ndërsa ekipi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Rogoqicë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendngjarje kanë intervenuar edhe njësitet policore, hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor në Kamenicë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, është konstatuar se bëhet fjalë për vdekje natyrale, nuk janë urdhëruar veprime të tjera hetimore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com