Ferran Torres i përgjigjet ultimatumit të Barcelonës

0%

Pas ultimatumit të vendosur së fundmi nga drejtuesit e Barcelonës, Ferran Torres ka marrë vendimin e rëndësishëm për të ardhmen. Heroi i finales së Kupës së Botës ka vendosur të transferohet te PSG, bën të ditur Sport.

Pasi e mendoi për javë të tëra, duke lënë të kuptohet publikisht një largim të mundshëm, valenciani ka zgjedhur klubin parizien dhe i ka dhënë dritën jeshile PSG-së për të filluar procesin e sigurimit të nënshkrimit të tij. Nga ana tjetër, Barcelona ka vendosur klauzolën 55 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin 26-vjeçar, shifër që PSG nuk e ka aspak problem ta paguajë.

Gjatë javës pritet zyrtarizimi i marrëveshjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot