Ramaj: Kjo që ndodhi sot në Kuvend ishte presion ndaj LDK-së nga VV-ja

0%

Shpërndaje në: Gazetarja Saranda Ramaj e ka parë si presion ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të shtyrë çështjen e konstituimit të Kuvendit, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për të për të negociuar për çështjen e formimit të institucioneve LVV-ja dhe LDK-ja i kanë konsideruar pozitive diskutimet mes tyre deri tash.

Megjithatë, Kurti u shpreh se pa u zgjidhur çështja e presidentit s’duhet të vazhdohet as me tjerat. “E pashë si në presion të Kurtit karshi LDK-së për të mos lëvizur nga pozicioni i tij dhe i VV-së që pozitën e presidentit të mos ua japin LDK-së, por në anën tjetër atë që është thënë edhe publikisht nga akterë të të dy partive, se u është ofruar pozita e kryeparlamentarit”, ka thënë Ramaj në Specialen e KTV-së të enjten.

Ramaj ka vlerësuar se s’do të ishte problematike nëse sot do të zgjidhej kryetar Kuvendi dikush i VV-së e pas arritjes së marrëveshjes të kishte ndërrim, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Ajo ka thënë se Kurti e sheh LDK-në si partner më të brishtë për shkak të fuqisë politike por edhe për shkak të ndarjes brenda partisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ramaj ka thënë se Kurti mund të jetë i hapur edhe për zgjedhje të reja duke marrë parasysh rezultatin e dobët të partive të tjera parlamentare në zgjedhjet e fundit. Edhe Arbëri 2 mar 2026 Si u përdorën shantazhi, ndarja e territorit e stabilokracia në dëm të vendit… Sot në Kuvend nisi seanca konstituive. Megjithatë, Kosova nuk është bërë me Kuvend funksional.

Legjislatura e njëmbëdhjetë nuk është konstituuar në seancën që nisi të enjten, meqë ajo u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

Dy partitë opozitare, PDK-ja e AAK-ja kanë refuzuar diskutimet me Kurtin, ndërsa me LDK-në ka mbajtur tri takime që janë cilësuar pozitive.

Burimi: Koha