Koci: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri nesër, atëherë shkelet

0%

Shpërndaje në: Politologu Melazim Koci ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri të nesër atëherë do të shkelet Kushtetuta. Koci në Speciale në KTV ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar është shumë i qartë dhe thotë se Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror zgjedhor.

Koci thotë se ishte i befasuar që Lëvizja Vetëvendosje nuk e konsitutoi Kuvendin sot, duke marrë parasysh se i ka numrat. Vetëvendosja e vetme me minoritetet mund ta bëjë shumicën në Parlament. “Nëse deri nesër në ora nuk konstituohet Parlamenti, atëherë sipas aktgjykimit të vitit 2025 nuk mbetet asnjë dilemë.

Është shkelje kushtetuese, pasi aktgjykimi ishte shumë i qartë, i prerë dhe konciz. Parlamenti duhet të konsiderohet brenda 30 ditëve. Ai afat mbaron nesër jnë ora ”, ka thënë Koci. Ai ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi atëherë pret që [ështja të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese dhe aty të bëhet ndonjë dispozitë qartësuese ose të dërgohet vendi automatikisht në zgjedhje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Koci ka thënë se në aktgjykimin e Kushtetueses të vitit 2025 nuk përmendet ndonjë masë në rast se nuk konstituohet Kuvendi.

Burimi: Koha